Moti kete te shtune parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura . Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet te ulet dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra dhe lokale,kryesisht keto te fundit ne veri dhe jugerendim te vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperendim  dhe shpejtësi mesatare 2 deri 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.Temperaturat  nga 10 gradë Celcius në vlerat minimale deri në 24 gradë Celcius në ato të mesditës.

Gadishulli i Ballkanit ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike .Moti  parashikohet me vranësira dhe reshje shiu ,te cilat përgjatë vijës bregdetare perëndimore dhe kryesisht në zonën e veriperëndimit të   rajonit jane të dendura dhe shoqerohen me reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Sa i përket kontinentit Europian do te jete nen ndikimin e nje moti te qendrueshem.

Pjesa me e madhe e tij do te karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranesirash, kryesisht ne juglindje dhe perendim te tij  moti parashikohet me kthjellime dhe  vranësira te pakta kalimtare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re