Dëbora e madhe ka paralizuar disa pjesë të Evropës, ku situata më e rëndë është në Gjermani, Austri, Suedi dhe Zvicër.
Në Zvicër, tre vetë u plagosën kur një
ortek mbi një resort hotelier.
AP pretendon se në 10 ditët e
fundit në Evropë, të paktën 21 vetë humbën jetën nga stuhitë me dëborë.
Pjesa e dëborës paralizoi pjesët e
Gjermanisë dhe Zvicrës – të premten, duke bërë që dhe shkollat të mbyllen, njoftoi BBC.
“Kjo sasi e madhe e borës në lartësi mbi 800 metra mbi nivelin e detit ndodh çdo 30 deri në 100 vjet”, tha Aleksander Radler nga Instituti Austriak për Meteorologjisë dhe Gjeodinamikën.
Në Suedi, erërat e forta goditën
pjesët veriore të vendit, të cilat në disa vende arritën shpejtësi 49.7 metra
për sekondë.
Në veri të Norvegjisë, një shofer
kamioni përshkroi se si ai dhe shoferët e tjerë ishin mbërthyer në një rrugë
mali gjatë gjithë natës.
Pamjet e mëposhtme tregojnë se si
një pjesë e Europës vërtet është varrosur nën dëborë.