Ndonëse mëngjesi ka nisur me temperatura relativishtt ë larta dhe me diell, kushtet atmosferike pritet të ndryshojnë nga mesdita e në vijim.

Sipas MeteoAlb paraditja paraqitet me kthjellime të shpeshta dhe vranësira të pakta në vend. Por mesdita shton vranësirat duke sjellë rrebeshe shiu të përkohshëm dhe të izoluar. Mbrëmja dhe nata na ri-kthejnë kthjellimet në vend.

Temperaturat e ajrit rriten në të dyja vlerat ditore duke u luhatur nga 14°C deri në 35°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim i ulët

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re