Skip to content

Moti e enjte, 19 shtator 2019!

E enjte, 19 Shtator 2019—————————————————————-Sipas MeteoAlb:

Rënia graduale e vlerave barike do të diktojë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në vend, herë pas here do të kete zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu.

 

Pjesa e dytë ditës VIJON me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonën e ulët duke lënë me rrebeshe afat-shkurtra shiu të gjithë zonën malore të shqipërisë.

 

Temperaturat e ajrit do të ULEN sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31 °C.

 

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.