Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre e presionit të lartë atmosferik në veri të Gadishullit të Ballkanit ka diktuar në territorin shqiptar gjatë paradites kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin.

 

Më të dendura vranësirat mbeten në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata vijojne me kthjellime dhe vranësira kalimtare por pa rrezikuar reshje.

 

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga – 6°C mëngjesi në zonat malore deri në 12°C mesdita në bregdet.

 

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re