Sipas MeteoAlb: Rritja graduale e vlerave barike do të bëjë që moti në vendin tonë të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat verilindore duke sjellë orët e para të ditës reshje të pakta. POR mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

 

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rritje me 2°C sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C  deri në 15°C.

 

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi  Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re