Skip to content

Moti, e hënë 17 shkurt 2020

 

Moti për ditën e hënë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin e vendit, në orët e para të ditës. Vranësira më të dendura paraqiten në zonat malore, por nuk do të ketë reshje.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime dhe vranësira në gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten me dy vlera duke luhatur vlerat ekstremale nga -4 gradë celsius deri në 16 gradë celsius.