Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i vlerave të larta barike mbi territorin shqiptar duke bërë që deri në mesditë të MBETEMI me kthjellime dhe vranësirave të lehta, KU më të dukshme PARAQITEN në Veri-Veriperëndim të vendit. Pasditja  SJELL shtim të vranësirave dhe në pjesën tjetër të territorit por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit RRITEN duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C minimumi deri në 17 °C maksimumi.

Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det  me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre ciklonare në qëndër të Europës do të VIJOJE të diktojë vranësira të dendura dhe reshje dëbore në Europën Veriore dhe Lindore, ndërsa Qëndra e kontinentit mbetet me reshje shiu. POR ndryshe paraqitet situata për Mesdheun ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re