Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellet dhe i ftohte do te dominoje ne të gjithë vendin gjate oreve te paradites, ndersa pasditja do te sjelle kalime vranesira te shpeshta neper territor me te dukshme ne zonat veri-verilindore.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulen ne territor, me e ndjeshme ne oret e mengjesit kur pritet qe minimumi te ulet deri ne -10°C dhe maksimumi dhe maksimumi deri në 12°C.

 

Era do të fryjë mesatare deri e forte, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det do të krijophet dallgëzim 4 ballë.

 

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanike dhe skaji Juglindor i Europes mbeten me vranesira dhe reshje shiu e debore. Por pjesa tjeter e konetinentit paraqitet me kthjellime dhe vranesira te shpeshta.

Temperatura ekstremisht te uleta do te kene zonat lindore te Europes.