Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre e presionit të lartë atmosferik në veri të gadishullit të Ballkanit do të diktoj alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin shqiptar gjatë paradites.

 

Por pasditja shton vranësirat në skajin verior duke rrezikuar reshje të pakta dëbore, ndersa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime.

 

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por mbeten thuajse kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C në zonat malore deri në 14°C në jugperëndimore.Era VIJON të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi veriore duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vendet e Rajonit MBETEN me vranësira dhe rreshje shiu e dëbore. Po ashtu dhe pjesa më e madhe e kontinentit Europian VIJON me mot të paqëndrueshëm. KU më problematike situata paraqitet në Brigjet e Egjeut me stuhi të forta ere dhe rrebeshe shiu. NDERSA me kthjellime PARAQITET Gadishulli Iberik dhe Ishujt Britanikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re