Moti për këtë të shtunë  parashikohet me kthjellime dhe me vranësira më të dukshme në zonat malore që do të shtohen në pjesën e dytë të ditës.

 

Sipas shërbimit meteorologjik era me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek, ndërsa në bregdetin Jugor fiton forcë deri në 15 m/sek. Si rrjedhojë e erës do të kemi dhe dallgëzim me lartësi vale 1.8-2.5 metër.

 

Ndërkohë pritet që temperaturat e mesditës nuk do t’i kalojnë vlerat prej 36 dhe  18°C.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re