Sipas MeteoAlb: Mot i kthjellët mbizoteron në territorin shqiptar deri në mesditë, kur shfaqen vranësirat në zonat perëndimore duke sjellë rreshje shiu të izoluara në skajin Jugperëndimor gjatë pasdites.

 

Ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

 

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 14°C.

 

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re