Moti i kthjelllët shoqëruar me vranësira dhe reshje të pakta shiu do të jenë prezente gjatë gjithë javës. Metereologia Lajda Porja thekson se paraditja do të jetë kryesisht me diell, ndërsa reshjet do të jenë prezente pasditeve. Temperaturat pritet të pësojnë rritje në fundjavë deri në 30 gradë celcius.

“E gjithë Shqipëria ka nisur me mot të kthjellët. Në pjesën më të madhe të territorit, pritet që mesdita dhe pasditja të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje të pakta. Reshjet do të jenë më të fokusuara në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Në fakt e gjithë java do të jetë kryesisht në këto kushte atmosferike ku paradite me diell dhe pasdite me reshje.

Reshjet do të jenë në sasi të pakta duke mos sjellë probleme. Sa i përket vlerave termike, nga e hëna deri të mërkurën pritet që të ketë një rritje në mëngjes. Minimalet në zonat malore do të jenë në 11 gradë celcius ndërsa maksimalet rreth vlerës 26 deri në 27 gradë.

Pjesa e dytë e javës do të sjellë rritje të temperaturave duke kulmuar në fundjavë deri në 30 gradë celcius.”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re