Ndryshe nga java e fundit e prillit, maji nuk do te jete i nxehte.
 
Temperaturat ne muajin e fundit te pranverës do te jene brenda normales. Sipas sinoptikanëve, dy javët e para do te jene me vranësira e prani te reshjeve te shiut hera herës.
 
Ndërsa temperaturat nuk do ti kalojnë 28 grade celsius, 15 ditshi i dyte i majit do te jete me i qëndrueshëm, me mot te ngrohte dhe temperatura konstante.
 
Maji qe njihet edhe si muaji i çeljes se sezonit turistik do te jete i favorshëm për fillimin e plazhit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re