Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga temperatura tepër të ulëta që mund të quhen temperatura tipike të stinës.

Nëpër rrugët e kryeqytetit gjatë mbremjeve tashmë sheh njerëz të mbështjellë me pallto e shalle.

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar për Report Tv se në kryeqytet këtë fundjavë temperaturat do të shkojnë deri në 0 gradë celsius.

“Pritet që të kemi këto temperature tipike të muajit të dimrit duke
bërë që vlerat termike minimale të shënohen në zonat malore me -5 dhe -6
gradë Celsius ndërsa vlerat maksimale do të shënohen përgjatë ultësirës
perëndimore me 11 dhe 12 gradë Celsius. Në Tiranë pritet që të jenë
vlerat tipike të muajit të dimrit duke bërë që vlerat minimale të
shënohen në 0 dhe 1 gradë celsius ndërsa vlerat maksimale do të shënohen
në 9 gradë Celsius”- u shpreh meteorologu

Natën e ndërrimit të viteve meteorologu shpjegon se do të ketë mot të kthjellët, por të ftohtë.

“Në natën e ndërrimit të viteve pritet që moti të jetë kryesisht i
kthjellët ndërsa vranësirat do të jenë më të fokusuara në zonat malore,
por edhe pse do të jetë një mot i kthjellët pritet që të jetë i freskët
gjatë mëngjeseve dhe mbrëmjeve duke bërë që vlerat minimale të shënojnë
sërish -5 dhe -6 gradë Celsisus ndërsa ato maksimale do të jenë me 10
dhe 11 gradë Celsius”-tha Hakil Osmani

Temperaturat e ulëta pritet që të sjellin dhe reshje të lehta dëbore në Kukës, Pukë, Peshkopi, Korçë dhe Ersekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re