Moti i acartë me sa duket vazhdon të surprizojë të gjithë botën.

Kushtet e tilla atmosferike nuk janë vetëm në Ballkan apo Europë.

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhitë që kanë përfshirë disa shtete të SHBA-së.

Po ashtu raste të tilla ka patur në Misuri, Oklahoma dhe Iowa.

Më herët Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA dha një paralajmërim për stuhitë e rënda që priteshin në SHBA.

Në njoftimin zyrtar thuhej se të paktën 29 stuhi ishin raportuar
gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 170 që nga e premtja e javës së
shkuar.

Moti i shoqëruar me stuhi të fuqishme ka lënë mijëra banorë pa energji elektrike, ndërsa zyrtarët e emergjencës kanë paralajmëruar për përmbytje të papritura që mund të ndodhin në vendet e përfshira nga stuhia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re