Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.

 

Gjithashtu prej 3 ditësh është i bllokuar edhe aeroporti i Mynihut i cili funksionon me shumë probleme, ndërsa rrugët janë kthyer në “pistë skish”, ku drejtuesit e mjeteve e kanë mjaft të vështirë të udhëtojnë.

 

Dy burra humbën jetën në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të akullit, gjë që e bëri rrugën jashtëzakonisht të rrëshqitshme. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut, por me ashpërsi të kufizuar.

 

Në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastruese dhe më pas në një pemë, duke vrarë një djalë 10-vjeçar që ishte në autobus.

 

Shoferi dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur rëndë.

 

Në Baden-Ëürttemberg, një 57-vjeçar nuk arriti të përdorte në kohë sistemin e frenimit dhe u përplas me një autobus. Nga përplasja ka mbetur i vdekur.

 

Në aeroportin e Mynihut , i cili qëndroi i mbyllur për pjesën më të madhe të fundjavës, fluturimet u pezulluan sërish sot për shkak të akullit.

 

Orari i fluturimeve mbetet i kufizuar, duke detyruar qindra pasagjerë të presin me orë të gjata

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re