7 fshatra të Kolonjës dhe të Korçës si Panariti, Trebicka e Gravocka kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Gazetari i Vizion Plus Tonin Frroku raporton se shkëputja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një defekti në nënstacionin e Mollasit, në Ersekë.

 

Mësohet se grupe nga OSSHE janë nisur drejt nënstacionit të Mollasit, por situata paraqitet e vështirë për shkak të errësirës.

 

Pritet që OSHEE të riparojë defektin dhe të rivendosë lidhjen e energjisë.

 

Kujtojmë se këtë të hënë janë raportuar dhjetëra zona në Shqipëri për probleme me energjinë elektrike të shkaktuara nga moti i keq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko