Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, që siç shihet për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hysaj me ironi thotë se qytetarët e Durrësit duhet të marrin çizmet prej llastiku me vete.

“Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë I duhen  për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit , na janë  bërë të zakonshme tashmë”, shkruan Hysaj.

Postimi i plotë

Mirëmëngjesi,

DURRËSI LIVE

I kujtoj të gjithë qytetarëve të Durrësit të mos harrojnë  të  marrin çizmet e llastikut me vete .

Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë I duhen  për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit , na janë  bërë të zakonshme tashmë .

Pasi mbarojë së “xixëlluari” qytetin, kukulla do “xixëlloj” dhe qarkun tani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re