Qindra fluturime janë anuluar dhe mijëra të tjerë janë vonuar në Shtetet e Bashkuara, pasi stuhi të fuqishme mbërthyen qendrën e vendit, duke frustruar udhëtarët që në këtë periudhë festive janë të shumtë.

Më shumë se 6500 fluturime u vonuan dhe rreth 800 të tjerë u anuluan sipas zyrtarëve.

Një përzierje shiu, bore dhe ere të fuqishme po ashtu, e bëri udhëtimin të rrezikshëm apo të pamundur në shumë rrugë, veçanërisht në zonat veriore dhe qendrore, ku disa zona kanë regjistruar më shumë se gjysmë metri borë, transmeton klankosova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re