Reshjet e dëborës  të pranishme prej dy ditësh në vendin tonë kanë sjellë një sërë problemesh në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një njoftimi më të fundit ka bërë me dije gjendjen e akseve kryesore të vendit, në orët e fundit, ku më problemat paraqitet akset Bajram-Curri-Valbonë dhe Qafë Mali-Fierze, ku trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.

 

Sipas ARRSH, në Rajonin Jugor Gjirokastër dhe në Qarkun e Korçës,  vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir.

 

Akset që duhet të bëhet kujdes sipas ARRSh janë;

“– Në rrugën e Dardhës

– Volare-Erind-Çajup

-Segmenti fundor i rruges Berat-Gllavë

Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir:

– Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 30-70 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen kryesisht me zinxhir.

Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhir:

– Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm

– Qafë Lac-Koman

– Ura Matit-Rreshen, Shpal-Ura e Repsit

– Ura Kukës-Krume dhe Plepa-Kam

– Kuben-Vasie

– Kukës-Bushtricë

– Kukës-Ura e Zapodit

– Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.

– Bajram-Curri-Valbonë

– Qafë Mali-Fierze

Në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhir

– Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë

– Ura Cerenecit – Steblevë dhe Trebisht-Dogane etj.

– Skuraj – Burrel – Peshkopi

Në aksin Lezhë-Shkodër qarkullimi kryhet pa zinxhir dhe pjesërisht me zinxhir qarkullohet në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.

– Akset Dajtit

– Qafë Priskë-Shëngjergj-Qafë Mollë

– Krujë-Sarisalltik

– Aksi Librazhd-Stebleve i kalueshëm pjeserisht me zinxhire,

Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir. Ka rreshje të pakta shiu.

– Qafë Krrabë qarkullohet pa probleme.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re