Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion këtë të martë mbi gjendjen e akseve kombëtare, pas reshjeve dhe temperaturave të ulëta.

Në thirrjen drejtuar drejtuesve të automjeteve, ARRSH i këshillon ata që të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

RAJONI VERIOR

Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:

Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONI QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:

Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

RAJONI JUGOR

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.