Dispeçeria Qendrore e Autoritetit Portual Durrës njofton të gjithë udhëtarët të cilët gjatë mbrëmjes së sotme do të lundronin drejt Barit, trageti është anulluar për shkak të kushteve të motit.

Agjencia ka siguruar akomodimin e të gjithë udhëtarëve deri në normalizimin e situatës atmosferike.

Njoftimi i plotë:

Dispeçeria Qendrore e Autoritetit Portual Durrës informon të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali), se për shkak të kushteve të motit, lundrimi i trageteve, “AF Marina” dhe “Rigel VII” nuk do të bëhet në oraret e parashikuara. Agjencitë lundrimore do të marin të gjitha masat për akomodimin e udhëtarëve deri në normalizimin e kushteve të motit dhe nisjen e trageteve drejt destinacioneve përkatëse.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re