Si pasojë e motit të keq, prezent në 24 orët e fundit në vendin tonë, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë. Sipas kapitenerisë së Vlorës nuk ka pasur probleme derimë tani në lundrimin e trageteve.

Njoftimi i kapitenerisë:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 26-27.12.2021 në drejtimin  Jug-JugLindje  në  forcën  4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit  të  Vlorës dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri 2.50  metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E  LEJE-NISJES  E  TË  GJITHA  MJETEVE  TË  VOGLA LUNDRUESE ,  ANIJEVE TË  PESHKIMIT  QË  OPEROJNË  JASHTË  GJIRIT TË  VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN  E  TYRE.

ME KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE TE PARASHIKUARA, TRAGETI I LINJES VLORE-BRINDISI-VLORE NUK KA PEZULLIME PER KRYERJEN E AKTIVITETIT.

Përmisimi i situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  28.12.2021  /  06:00.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re