Shemsi Prençi, këshilltar i Presidentit për emergjencat ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Log.” se ka papërgjegjshmëri në mënyrën e menaxhimit të situatës nga moti i keq, që solli përmbytje.

Prençi tha se ka pasur paralajmërim dhe nuk janë marrë masat e duhura. Ai iu drejtua ministres së Bujqësisë, Milva Ekonomi, duke i thënë se pastrimet e kanaleve duhet të bëhen në vjeshtë, pasi kjo sjell përmbytjen e disa zonave.

“Për tu përgëzuar është vetëm paralajmërimi i hershëm. Në datën 30 është dhënë paralajmërimi që do të kemi reshje. Kemi një paralajmërim që u thotë IGJEUM përgatituni. Unë ministren e dëgjova do të vazhdoj ta dëgjoj. Ministrja e njeh pak ose aspak këtë fushë. Nuk është niveli i lart i reshjeve por në kohë të shtrirë.

Rezulton se kemi papërgjegjshmëri. Ministrja tha se kemi hidrovoret në punë. Gati gjysma e kapacitetit është jashtë pune.

Banorët kërkojnë pse nuk pastrohen kanalet në vjeshtë. Pastrimin nuk e bëj unë por ministria e Bujqësisë. Kur kam qenë janë blerë eskavatorët. Ministria e Bujqësisë ka 65 agregatë me kilometra zero.

Kur përmbytet Shkodra këta shkojnë në Fier. Nuk përballen me Ademin por i rrahin shpatullat kryebashkiakut të Fierit. Situata është e përkeqësuar në Shkodër. Zonja ministre të shkojë në Shkodër dhe jo në Vlorë, ku s’ka përmbytje”, deklaroi Prençi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re