Të paktën 315 persona në gjithë vendin janë evakuuar gjatë natës duke u gdhirë e premtja, nga forcat e ushtrisë.
 
Situatë alarmante paraqitet në fshatin Derven të Fushë Krujës, ku janë larguar shumë banorë.
 
Për shkak të niveli të lartë të ujit, kalimi i banorëve është bërë me gomone.
 
Edhe në zonën e “City Park” në Tiranë u përdoren gomonet për të evakuuar të gjithë personat e mbetur aty në orët e vona të mbrëmjes.
 
Ndërsa në Vorë u përdorën ekskavatorët për evakuimin e dy familjeve që kishin mbetur në shtëpitë e tyre të rrethuara nga uji.
 
Të gjithë banorët e evakuuar janë sistemua në qendrën shëndetësore të forcës tokësore në Zall Herrit. Ata do të qëndrojnë atje deri në përmirësimin e situatës.
 
Vërshimi i ujit solli shembjen e “Urës së Drojës” në Mamurras, që lidh aksin nacional Fushë Krujë-Milot. Kjo ka sjell probleme në lëvizjen e banorëve.
 
Lumi ka dale nga shtrati dhe ka përparuar ne disa banesa, ndrysa niveli i ujit arrin deri në 30 cm.
 
Probleme ka edhe në qarkun e Dibrës. Për shkak të reshjeve 3 familje me 14 anëtare ne fshatin Bruc të Matit, janë të izoluar mes ujit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko