Pas Greqisë, moti i keq shkakton viktimat e para edhe në Itali. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar që humbi jetën gjatë një aksidenti rrugor, nga shikueshmëria e ulët për shkak të reshjeve të dendura.
Më i godituri është rajoni i Abrucos. Përmbytjet atje kanë bllokuar rrugë e kanë shkaktuar rrëshqitje toke. Reshjet e dendura po spostohen edhe drejt jugut.
Ndërkohë në Greqi, nga përmbytjet e orëve të fundit numërohen 16 viktima, 27 të plagosur e disa të zhdukur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re