Qarku i Kukësit prej 5 ditësh vijon të jetë nën prezencën e reshjeve të shiut e borës duke sjellë probleme në qarkullimin e mjateve dhe furnizimin me energji elektrike te banorëve.

Rënia e gurëve dhe dherave janë prezente në të gjitha akset nacionale. Rrugët problematike paraqiten akset si Kukës- Qaf Mali, Kukës-Peshkopi apo Kukës-Krumë- Tropojë pasi rënja e gurëve dhe dherave janë të pranishëm në çdo moment pavarësisht punonjësve të firmave kontraktuese që janë në terren. Pordëruesit e këtyre rrugëve tregojnë rrëziqet që kalojnë çdo ditë në këto akse nga rënia e gurëve.

Ndërsa si një ndër akset më të rrezikshme në Shqipëri, aksi Kukës-Shishtavec, vijonë të jetë i bllokuar për shkakë të shembjes së Urës së Shtrezës. Firma mirembajtese e rrugës Kukes- Shishtavec ka bllokuar qarkullimin me vendosjen e blloqeve të betonit ne dy anët e urës. Ekspertët e ARRSH-së  kane vlerësuar se ura është e rrezikshme për kalimin e mjeteve dhe duhet ndërtuar nga e para.

Po mendohet hapja nje bypassi te “Rruga e Vjetër” ndërkohë që udhëtarët që duhet të përdorin këtë aks, duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë per te levizur me pas në rrugën Krushevë-Dragash-Morinë-Kukes për të ardhur në Kukës apo për të shkuar në Shishtavec, qe do te thote kalimin e  dy pikave te kalimit kufitare ate te Shishtavecit dhe Morinit. Ura në fjale është pjese e rrugës Kukes-Shishtavec, një investim i perfunduar ne vitin 2013. 

E në fakt i gjithë segmenti i rrugës Kukes- Shishtavec qe përshkon Gryken e Vanave ka shkarje masive e te cilat ndodhin ne mot me reshje shiu e ne raste sporadike shkarjet e gureve ndodhin edhe ne mot te thate. Nderkohë paraditen e dites së sotme ne rrugën Kukes-Shishtavec nga Ura e Nimces deri Shtrezë ka patur reshje bore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re