Policia e Shtetit, nisur nga moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit, ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdes gjatë qarkullimit.
Policia i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve në zonat malore që të kenë me vete zinxhirët dhe të përdorin gomat dimërore.
“Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve”, theksohet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Apel për më shumë kujdes në rrugë.
Për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë më shumë kujdes gjatë qarkullimit.
Në zonat malore, drejtuesit e automjeteve të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse dhe të përdorin goma dimërore.
Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve.
• Moderoni shpejtësinë
• Mos kryeni parakalime të gabuara
• Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit
• Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit.
Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë, telefononi në 11
