Për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, Ministria e Jashtme bën me dije se do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

 

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

 

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike: Stamboll: +905459461456; Ankara: +905449622617; Mynih: +4915237913997; Romë: +393420498192; Athinë: +306941658183. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale.”