Moti me reshje ka përfshirë edhe qytetin e Fierit Pas një periudhe të gjatë thatësire, reshje të dendura shiu kanë përfshirë jo vetëm qytetin, por edhe zonat bregdetare.

 

Nisja e reshjeve, shoqëruar edhe me erë e vetëtima, ka bërë që pushuesit të largohen të alarmuar nga bregdeti i Darëzezës dhe Semanit.

 

Bizneset që operojnë në këto zona kanë marrë masa për largimin e çadrave dhe shezlongëve, ndërsa jashtë kamerave janë shprehur se këto ditë me reshje u prishin punë, duke qenë se po prisnin pikërisht ditët e nxehta të verës për të punuar paksa.

 

Moti me reshje vijon ende, ndërkohë që pushuesit janë larguar për tu rikthyer bashkë me ditët e nxehta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re