Situata për shkak të motit të keq dhe reshjeve të denrdura, në territorin e qarkut Fier  është e qetë.

 

 

Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike.

 

 

Gjatë natës ka pataur reshje shiu me intesitet të ulët deri mesatar por pa shkaktuar kufizime në lëvizje apo akses në marrjen e shërbimeve .

 

 

Më konkretisht situata rezulton si vijon :

1️⃣- Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem.

2️⃣- Akset  rrugore, rurale dhe nacionale janë

 të kalueshme normalisht.

3️⃣- Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune.

4️⃣- Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale.Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4 m

5️⃣-Prezence uji në toka bujqësore nuk ka.

6️⃣- Kemi ndërprerje të energjisë elektrike, në Fshatin Kutë, Njësinë Administrative Fratar, bashkia Mallakastër.

Grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e difekteve.

Ditë të mbarë !

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re