Mjegulla, shiu, bora dhe akulli janë ndër makthet kryesore të drejtuesve të mjeteve e për këtë qëllim, Policia e Shtetit u bën thirrje shoferëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë kaluar në gadishmëri dhe janë prezente në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qendrat e bashkive.

Në të gjithë territorin janë angazhuar, për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, edhe Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”.

Uniformat blu kerkojne kujdes maksimal nga shoferet ne rast se ne rruge ka prezence uji apo pamje te kufizuar per shkak te mjegulles.

“Në vijim të njoftimeve me udhëzimet përkatëse për situatën e krijuar si pasojë e motit të keq dhe apelit të bërë nga Policia e Shtetit, për rritjen e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit në rrugët nacionale dhe ruale, apelojmë edhe njëherë për të treguar kujdes maksimal në rast të prezencës së ujit në rrugë apo pamjes së kufizuar për shkak të mjegullës.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë kujdes maksimal, pasi në disa akse rrugore urbane dhe rurale ka problematika për shkak të motit të keq dhe për këtë duhet të jenë të përqëndruar gjatë qarkullimit me mjet dhe të ndjekin e zbatojnë udhëzimet e autoriteteve shtetërore dhe sinjalistikën kufizuese.
Mos qarkulloni me shpejtësi, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, vendosni rripin e sigurimit, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse, gjatë qarkullimit në rrugë të mos kryejnë lëvizje nga njëri krah i korsisë në krahun tjetër për të fituar kohë, pasi bëhen burim aksidenti, ndërsa bçiklistët të ndriçojnë me sinjale dalluese.
Telefononi në numrin 112 ose dërgoni imazhe në Komisariatin Dixhital në rast nevoje apo për të denoncuar çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ben apel policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re