Një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën në verilindje të Italisë, pranë kufirit me Austrinë, pasi një ortek u shkëput nga një shpat mali

Në të njëjtën kohë, në rajonin veriperëndimor të Valle D’Aosta, afër Francës, një ortek bllokoi hyrjen e tunelit të një unaze.
Fatmirësisht në atë moment nuk kishte asnjë mjet në tunel, dhe nuk pati të lënduar. Ndërkohë, të paktën 3000 persona, kryesisht banorë të përhershëm, por edhe turistë që ndodhen në fshatrat përreth, kanë mbetur të bllokuar dhe aktualisht makinat për heqjen e borës po përpiqen të hapin hyrjen e tunelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re