Moti i keq ka shkaktuar dëme në Bashkinë e Shkodrës, ku era e fortë dhe reshjet e shiut kanë rrëzuar pemët.

Një nga pemët ka rënë mbi një automjet të parkuar duke e shkatërruar pothuajse plotësisht, por fatmirërisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Bashkia njofton se moti i keq ka përfshirë territorin e Shkodrës prej mbrëmjes së të enjtes dhe se po punohet për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Për shkak se kushtet e këqija atmosferike do të shoqërojnë Shkodrën edhe gjatë fundjavës, u apelua që qytetarët të kenë kujdes!

Njoftimi:

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Bashkisë Shkodër që prej mbrëmjes së djeshme.

Si pasojë e këtyre kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar. Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

Moti i keq, pritet të shoqërojë Shkodrën edhe gjatë fundjavës ku ftojmë qytetarët të kenë kujdes!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re