Vendi ynë është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike me reshje të dendura shiu dhe dëborë në zonat malore.

Gazetari i News24, Enrik Mehmeti, raporton se institucionet në Vlorë kanë bërë thirrje për gatishmëri dhe për kujdes nga qytetarët përballë kushteve të motit, në pritje të mundësisë për reshje të tjera në orët në vijim.

Ndërkaq mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindisi është ankoruar për shkak të kushteve të këqija të motit.

“Sot, reshjet e shiut kanë rrezikuar disa rrugë të qytetit, të cilat janë të njohura për problematikat e mëparshme”, tha gazetari.

Nga reshje intensive të shiut është përfshirë edhe qyteti i Fierit.
Reshjet janë shoqëruar nga rrebeshe shiu të shoqëruar me erë të fortë.

Reshjet kanë filluar me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit, ndërsa aktualisht po bien me intensitet të lartë.

Nga burimet e informacionit nuk raportohen dëme apo përmbytje, ndërkohë që është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.
Me rastin e festave të fundvitit, trafiku në të gjitha akset kryesore është rënduar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko