Në një kohë kur i gjithë vendi është pushtuar nga moti i keq, me reshje të dendura shiu jashtw normales dhe erë të fortë, Tirana është një nga qarqet me më pak dëme.

 

 

Këtë tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Ambasadën e Katarit për ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror të Futbollit.

 

 

Veliaj tha se falë ndërhyrjeve në kohë të ekipeve në terren, reshjet nuk kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme, ndërsa shtoi se Bashkia e Tiranës do t’i vijë në ndihmë qarqeve më të prekura, si Shkodra e Lezha.

 

 

“Fatmirësisht, Tirana është një nga qarqet më pak të prekura dhe dua të falënderoj kolegët që kanë punuar me kanalizimet, me sistemet e kullimit, dhe sot jemi në gjendje të mirë. Jam i sigurt se duke filluar nga nesër, bashkë me miqtë e Katarit, do i gjendemi qarqeve si Shkodra apo Lezha, për t’u siguruar që të plotësojmë nevojat me ndihmën e Bashkisë së Tiranës, Ambasadës së Katarit dhe miqve të tjerë,” deklaroi ndër të tjera Veliaj.

 

 

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, por problemet më të mëdha janë raportuar në veri të vendit, ku dhe sasia e reshjeve ka qenë më e madhe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re