Skip to content

Moti i keq në vend, OSHEE njofton ndërprerje energjie në disa zona të Malësisë së Madhe

energjia elektrike1

Problemet me furnizimin me energji elektrike janë shfaqur në disa zona të Malësisë së Madhe si pasojë e motit të keq. OSHEE Malësi e Madhe bën me dije se ndërprerje të energjisë janë regjistruar në të gjithë luginën e Shkrelit, në zonën e Gruemirës, si dhe në fshatrat Buzë-Uji dhe Zagorë.

Ndërkohë, paraditen e sotme është ndërprerë energjia elektrike edhe në një zonë të Vermoshit.

Sipas OSHEE-së, grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike.

Ndërhyrjet po kryhen në kushte të vështira atmosferike, çka vështirëson punën e ekipeve në terren.