Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme (12 nëntor), kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot.

Vërshimi i ujërave nga mali kanë sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.

Mësohet se kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë.

Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme sipas News24, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjell dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re