Flamur Mamaj, prefekt i qarkut Vlorë në lidhje ‘skype’ me studion e Fax News u shpreh se tashmë situata ishte në kontroll pasi reshjet e shiut kanë ndaluar. Ai shtoi se pjesa më e madhe e reshjeve kishin qenë gjatë paradites dhe duke bërë krahasimin me një vit më parë, tha se këtë vit kishte pasur një instensitet më të madh.

Ndër zonat më problematike ai përmendi Orikumin dhe Himarën të cilat siç u shpreh Mamaj, prekeshin më së shumti nga erërat e forta duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike por fatmirësisht, punonjësit i kishin zgjidhur problemet e tilla.

Sa i përket masave të marra, prefekti këmbënguli në faktin se strukturat e emergjencave civile ishin në gatishmëri të plotë dhe se e kishin situatën nën kontroll.

Flamur Mamaj, prefekt i qarkut Vlorë në lidhje ‘skype’ me studion e Fax News:

Si paraqitet situata në qarkun e Vlorës?

Deri në këto momente që flasim është e qetë si rezultat I ndalimit të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë paradites së sotme. Por duhet theksuar se të gjitha reshjet që kanë rënë ditën e sotme kanë qenë me intensitet të ulët dhe fragmentare gjë që do të thotë se situata e rrezikuar ka qenë pothuajse zero.

Cilat kanë qenë zonat më problematike?

Ne kemi qenë me stafin në terren vetëm për të monitoruar pasi problematika nuk kemi patur. Kemi pasur një vëmendje të shtuar në disa drejtime kryesore që kanë të bëjnë me situatën e reshjeve në basenin e Vjosës. Kemi patur një vëmendje të shtuar në të gjitha akset rrugore që përshkrojnë qarkun dhe situatën energjitike pasi siç dihet kemi pasur erëra të forta në vijën bregdetare.

A ka ndodhur shkëputja e energjisë elektrike?

Në disa zona të cilat kanë qenë tradicionalisht të prekura nga erërat e forta siç është Orikumi, siç është Himara, ka patur ndërprerje por grupet e OSHE-së kanë qenë në terren dhe e kanë rikthyer energjinë elektrike dhe në këto moment i gjithë qarku ka energji.

Krahasuar me një vit më parë, si paraqitet situata në qarkun e Vlorës?

Krahasuar me një vit më parë, mund të themi se këtë vit kemi patur një intensitet më të shtuar të reshjeve por jemi pak a shumë në të njëjtën situatë. Por kjo nuk do të thotë se në ditët në vijim nuk do kemi situatë të ngarkuar. Kjo do të na mbajë në gatishmëri deri në fund të vitit dhe në vazhdim.

A janë marrë masat për të mos pasur përmbytje qoftë në qendër apo në zonat periferike?

Ne jemi online pothuajse si komisioni i mbrojtjes civile në qark dhe jemi në kontakt në cdo orë të ditës por mendoj se nuk do rrezikojmë me përmbytje massive si në vitet 2015 apo 2017 prandaj edhe të gjitha strukturat janë në punë cdo ditë për të mbajtur në gatishmëri jo vetëm kanalet kullues.

A zotëroni mjetet e domosdoshme për të ndërhyrë?

Emergjencat e përmbytjeve janë të një karakteri të ndryshëm nga ato të zjarreve dhe angazhohen jo vetëm strukturat e emergjencave vendore por edhe ato të tjera kështu që mendojmë se i kemi të gjitha strukturat e gatshme për të përballuar me sukses situatat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re