Vijon moti i keq në qytetin e Vlorës, me reshje shiu te cilat here pas here shoqerohen me stuhi.

 

Megjithatë deri tani Prefektura sqaron se deri tani nuk ka patur problematika, dëme materiale apo përmbytje.

 

Lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit vijon të mbetet i pezulluar deri në datën 19 janar. Tragetet e linjës vijojnë punën në normalitet. Kapiteneria apelon pronarët e varkave t’i sigurojnë ato në triportin e Vlorës për të shmangur dëmet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re