Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, ishte të premten në fshatin Bishan, ku inspektoi nga afër zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati gjatë natës.

“Situata gjatë ditës së sotme është përmirësuar. Niveli i Vjosës ëshë drejt rënies. Fshati Bishan ka pasur problematika mbrëmjen e djeshme por aktualisht nuk kemi përmbytje të banesave. Situata paraqitet më e qetë sepse niveli i ujit ka rënë. Ne jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatë. U kemi ardhur në ndhmë banorëve për të gjitha nevojat që kanë pasur, duke vendosur mjetet e nevojshme për nevojat e tyre. Evakuime kemi pasur në fshatin Novoselë. Janë të paktën 13 familje të evakuuara disa prej të cilëve janë akomoduar në konviktet e vlorës. Në fshatin Bishan nuk ka evakuime, kemi prezencë uji në banesa por jo familje të përmbytura

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re