Skip to content

Moti i keq në Vlorë, varkat e peshkimit përplasen me kalatën

Moti I keq që ka përfshirë Vlorën, ka bërë që një numër i konsiderueshëm varkash te vogla peshkimi të përplasen me kalatën.

 

Varkat kanë pësuar dëmtime të ndryshme dhe janë nxjerrë në breg nga vetë pronarët e tyre. Probleme nga dallgëzimi I lartë në det pati dhe në Radhimë, ku u dëmtuan disa varka te vogla si dhe në Orikum.

 

Prej disa ditësh, situata në Vlorë ka qenë problematike për shkak të kushteve atmosferike të rënduara.