Në 24 orët e fundit, pothuajse i gjithë vendi u perfshi nga moti i keq, shoqeruar me shkarkesa atmosferike, kryesisht ne zonën jugperëndimore.

Pas marrjes se informacionit për kushtet klimaterike, Shtabi i Gatishmërisë në OSSH qendër përforcoi masat e marra më herët për sezonin turistik, duke vendosur në alert të gjitha grupet.

Pas një nate sfiduese, të lodhshme si pasojë e avarive, duke patur dhe motin ne #disfavor, ekipet e OSSH stabilizuan situatën e furnizimit me energji elektrike.

Aktualisht, nga raportimi i fundit, bazuar mbi numrin e fiderave të vendosur ne pune, kemi përmirësim të furnizimit në masen 92%, krahasuar me ditën e djeshme, kur moti ishte përkeqesuar.

OSSH vijon të ndjekë me vëmendje maksimale situatën e furnizimit me energji elektrike, duke angazhuar mbi 1100 elektricistë në zonat bregdetare, me staf të përfocuar dhe bazë materiale gati për nevojat sipas rastit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re