Reshjet e dendura të shiut janë rikthyer këtë të mërkurë duke krijuar situata problematike në shumë qytete të vendit. Kryeqyteti është “paralizuar” nga trafiku në shumë segmente rrugore, duke krijuar kaos për drejtuesit e mjeteve.

 

 

Reshjet e dendura te shiut kane perfshire mengjesin e sotem edhe qytetin e Fierit.

 

Prezenca e ujit ka krijuar veshtiresi si per kalimin e qytetareve por edhe ate te automjeteve nderkohe qe ashtu si shiu i meparshem ne kete qark nuk ka sjelle probleme ne te mbjellat e fermereve, serat, bizneset pervecse nderprerje te energjise elektrike ne disa zona ndersa lumenjte jane brenda shtratit te tyre .

 

Reshjet gjithashtu kanë sjellë problematika edhe në Durrës, ku disa zona janë pērmbytur.

 

 

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, teksa raportohet për fryrje të lumenjve dhe bllokim rrugësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re