Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë, ka sjellë pezullimin e lundrimit në të gjitha portet e vendit.
 
Trageti i linjës Vlore – Brindisi është larguar prej ditës se mërkurë drejt Italisë, ndërsa deri te hënën nuk do të kryeje itinerarin e parashikuar për shkak te situatës së rënduar nga moti i keq.
 
Burime nga kapitaneria konfirmojnë se veç tragetit te linjës Vlore-Brindisi, nuk do të lejohet dalja ne det edhe e mjeteve te tjera lundruese dhe anijeve te peshkimit, ndërsa këto te fundit janë urdhëruar te qëndrojnë në  vende të mbrojtura.
 
Në gjirin e Durrësit erërat e forta kanë shkaktuar dallgë të fuqishme duke bërë që të ketë vonesa në mbërritjen e dy trageteve që janë nisur një natë më parë nga portet e Barit dhe Ankonës.
 
Zyrtarë të kapitanerisë thonë se tragetet pritet të vijnë me shumë orë vonesë. Veç bllokimit të anijeve te peshkimit, edhe sektori i ngarkim-shkarkimit në portin më të madh të vendit është bllokuar për shkak të erërave të forta.
 
E paralizuar është edhe lëvizja e trageteve të linjës Sarande -Korfuz. Edhe ne këtë qytet kapitaneria konfirmon se ne tre ditët e ardhshme pritet te mos ketë lëvizje të udhëtarëve.
 
Reshjet e shiut kanë krijuar probleme të vogla kryesisht në zonat e thella të Gjirokastrës, si dhe vështirësi qarkullimi në disa akse kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re