Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim të bërë publik dhe për mediat, bën me dije se në disa akse rrugore në vend ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve. ARRSH kërkon që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare: 

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren, rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeherë për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim.

Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re