Moti i keq ka sjellë probleme edhe në qytetin e Sarandës. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që kanë nisur me një intensitet të lartë që prej pasdites së djeshme, ende vijojnë sot.

Nga moti i keq është pezulluar lundrimi për anijet e peshkimit, si edhe për tragetin Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas. Kujtojmë që moti i keq ka përfshirë edhe bregdetin e Vlorës, ku trageti i linjës së Brindisit u ankorua në port pas 14 orësh në det.

Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intensive shiu në të gjithë vendin.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në njoftim theksoi se nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, si Ishëmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa.

Po kështu njoftohet se reshjet e dendura të shiut, mund të sjellin përmbytje lokale ose përmbytje urbane, në disa nga qytetet kryesore si Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re