Moti i keq ka përfshirë sëfundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të paktën 4 persona raportohet se kanë humbur jetën.

The New York Time shkruan se erërat e forta dhe stuhitë e dëborës po prekin edhe pjesën veriore dhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në 900,000 familje dhe biznese në të gjithë vendin.

Erërat e forta, si dhe reshjet e denduara të shiut pritet që të lënë në terr edhe shumë familje të tjera në pjesën verilindore të SHBA-së.

Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy në një intervistë për mediat lokale, e ka quajtur këtë stuhi të pazakontë.

Përkeqësimi i kushteve të motit bëri që avioni i Zëvendës Presidentes Kamala Harris, të devijonte drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Dulles në shtetin e Virxhinias, në vend që të ulej në Maryland.

Ndërsa zonat juglindore u goditën nga tornado, veçanërisht Florida, ku guvernatori Ron De Sandis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 49 qarqe./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re