Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Shamoll të Korçës. Në videot e siguruara nga Vizion Plus, dallohet se rrjedha e ujit ka vërshuar drejt fshatit, por edhe një stalle ku mbahen kafshë, bazë ushqimore për bagëti. Kjo situatë ka panikosur banorët, të cilëve iu rrezikohen bagëtitë.

 

Prurja është shumë e madhe dhe rrezikohen të mbyten rreth 100 krerë, ndërsa nga banorët apelohet për ndihmë emergjente nga bashkia e Korçës dhe emergjencat civile.

 

Gjithashtu, janë përmbytur rrugët kryesore dhe dytesore te fshatit Zëmblak në Maliq. Si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve të fshatit uji ka vërshuar jo vetëm në rrug,ë por ka depërtuar edhe në disa prej banesave të fshatit. Emergjencat civile, përfaqësues të bashkisë, policisë ndodhen  në zonë dhe po punohet me fadroma për normalizimin e situatës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re